Flamurtari kundër Beshiktashit, për një miqësore luksi në gusht
Brenda pak ditësh, Flamurtari i Vlorës synon të kompletojë skuadrën dhe më pas të niset për fazën përgatitore, të planifikuar në Austri. Në fakt, kampingu stërvitor ishte planifikuar të niste më herët dhe në listë ishte edhe Turqia, por trajneri Stanislav Levi ka kërkuar që fillimisht të kompletohet skuadra, pasi synon që gjatë mini-fazës përgatitore ta ketë ekipin të kompletuar dhe të mos merret me prova lojtarësh të ofruar nga menaxherë të ndryshëm. Tani klubi kuqezi ka komunikuar edhe miqësoren e parë në territor austriak, sepse në 3 gusht (ora 18.00) do të ndeshet me turqit e Beshiktash, që ashtu si edhe Flamurtari, do ta zhvillojnë në atë periudhë fazën përgatitore, duke qenë se kampionati turk nis në 16 gusht dhe Beshiktashi nuk merr pjesë në kupat e Evropës. Para këtyre miqësporeve luksi edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Debatik Curri është bërë zyrtarisht lojtar i Flamurtarit. Mbrojtësi 31-vjeçar ka hedhur firmën në kontratë duke u dhënë fund zërave për të ardhmen e tij, të paktën për një sezon. Mbrojtësi i lindur në Prishtinë i jep fund aventurës me Tiranën ku u aktivizua në sezonin e fundit. Pak ditë më parë, drejtuesit e klubit vlonjat zyrtarizuan edhe afrimet e dy ish lojtarëve të Kukësit, mesfushorin Ylli Hoxha dhe portierin Argent Halili
KOHA JONË SONDAZH

