Flamurtari nesër në Ballsh ndaj Bylis, me moton: Duam paratë tona!

Duam paret tona!”. Duket se është bërë e modës kjo shprehje në Vlorë, pasi futbollistët e Flamurtarit kërkojnë me të drejtë atë që u takon, duke u bazuar në kontratat e firmosura në verën e këtij viti. Kuqezinjtë prej disa javësh trumbetojnë me të madhe tek drejtuesit e klubit se është momenti për t’u shpërblyer për djersën e tyre, kërkesa që kanë rënë gjithmonë në vesh të shurdhër.

Në vigjilje të sfidës së rëndësishme me Bylis, lojtarët zgjodhën gjatë javës të bojkotojnë për 30 minuta një nga seancat stërvitore, duke dhënë sinjalin e një përshkallëzimi të protestës së tyre. U desh ky veprim që nga drejtuesit e klubit të vijë një tjetër premtim për shlyerjen e pagave në mesjavën e ardhshme, me sigurinë se ky është afati i fundit. Vlonjatët nuk janë i vetmi klub që kanë probleme të tilla financiare, por asnjë skuadër tjetër nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë, kjo ndoshta dhe nga fakti që drejtuesit e klubit trumbetojnë për një strukturë dhe organizim model të klubit.

Për t’u rikthyer tek rëndësia e ndeshjes me Bylis, sigurisht që kundërshtari nuk ka më peshën e dikurshme, kur në Vlorë eliminonte nga Kupa vendasit, por kjo sfidë është më e rëndësishme se ajo me Tiranën e luajtur një javë më parë, pasi një fitore e afron më shumë Flamurtarin me pjesën e sipërme të klasifikimit, duke parë dhe kalendarin e kësaj jave. Se sa do të peshojë protesta e futbollistëve ndaj drejtuesve mbetet për t’u parë, pasi nënvlerësimi i kundërshtarit është një minus i madh brenda 90 minutave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kategoria Superiore

Swiss Digital Mobile Reklama

Java e 8-të/ 25 tetor

Kukësi – Twrbuni                14:00

Vllaznia-Tirana                  14:00    

Flamurtari-Bylis                 14:00

Laçi-Teuta                         17:00

Partizani-Skënderbeu      20:00

Klasifikimi            N             Gv          P                            

Skënderbeu       7              +11         19

Partizani            7              +7           19

Kukësi               7              +4           13

Teuta                 7              +3           13

Tirana                7              +1           9

Laçi                    7              -1            9

Flamurtari           7              +6           8

Vllaznia               7              -4            4

Tërbuni               7              -14          3

Bylis                    7              -13          1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?