Flamurtari prezanton dy blerje, mes tyre mbrojtësin e kombëtares gjeorgjiane

Flamurtari ka zyrtarizuar dy blerje të reja kwtw të shtunë. Në zyrat e klubit vlonjat janë prezantuar shqiptari Bedri Greca, i ardhur nga Tërbuni i Pukës, si dhe gjeorgjiani Giorgi Popkhadze. Ky i fundit luan në rolin e mbrojtësit të majtë, pozicion të cilin trajneri Levi e kishte të pambuluar mirë deri tani. Bëhet fjalë për një lojtar me shumë eksperiencë, që ka provuar të veshë edhe fanellën e kombëtares gjeorgjiane.

Popkhadze është 28-vjeç dhe vjen si transferim i lirë. Ai ka provuar të luajë në kampionate të huaja, së fundi në Poloni. Pjesë e kombëtares së vendit të tij është bërë në vitin 2006 dhe prej asaj kohe regjistron 11 ndeshje me Gjeorgjinë. Vitet e fundit, mbrojtësi i majtë gjeorgjian ka luajtur te Jagiellonia në Poloni. 28-vjeçari gjeorgjian ka një karrierë të pasur. Ai e ka nisur te Dinamo e Tbilisit, por ka luajtur edhe me Olimpiakosin në Greqi, Viboorgun në Danimarkë, Shturmin e Gracit në Austri, Baku-në në Azerbajxhan. Në sezonin e kaluar, Giorgi Popkhadze ka luajtur në Vlorë, por si kundërshtar i Flamurtarit. Bëhet fjalë për ndeshjen e turit të pare kualifikues të Ligës së Europës, duke qenë pjesë e Sioni Bolnisi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?