Flamurtari shënon dy gola në derbi dhe mban vendin e parë
Flamurtari fitoi të diel 2-0 me Orikun në Kategorinë e Parë. Në Vlorë, skuadra e Troisit fitoi derbin e qarkut falë golave të Flores dhe Iacovelli në pjesën e dytë.
Do duhej minuta e 49 e ndeshjes që Flores të zhbllokonte ndeshjen dhe të qetësonte kuqezinjtë, teksa në të 66 minutë Iacovelli vulosi tri pikët.
Me këtë sukses, Flamurtari mban vendin e parë me 17 pikë, tre më shumë se Dinamo që luan nesër në 13:00 në transfertë me Korabin. Dibranët janë në vendin e tretë me 12 pikë, njëjtë sa Skënderbeu dhe Besa.
Të shtunën Besa fitoi me Lushnjën, Besëlidhja dhe Burreli barazuan 1-1 ndërsa Turbina fitoi 3-0 me Tërbunin. Nesër në 13:00 luhet edhe Luzi-Tomori.