Flamurtarit i sos durimi, përjashton 5 lojtarë dhe nis “revolucionin” brenda ekipit
Klubi i Flamurtarit vendosi të largojë disa futbollistë titullarë, para se të përfundojë sezoni, pasi nuk ka se përse vonohet ngaqë humbjet po pasojnë njëra-tjetrën dhe më e pranueshme do të ishte që ato të justifikoheshin me të rinjtë, madje këta të fundit do të kenë shansin të testohen, para nisjes së sezonit të ri. Kjo ka qenë edhe ideja që drejtuesit e Flamurtarit pas humbjes së 7-të radhazi me Apoloninë këtë fundjavë, vendosën të largonin tre nga lojtarët e huaj, Tomiç, Nikoliç dhe Urdinov, të cilët e kanë prerë “biletën” për vajtje, dhe jo më për kthim. Por klubi ka pezulluar edhe dy mbrojtësit shqiptarë, Franc Veliu e Polizoi Arbri, për mos-impenjim në ndeshjet e fundit. Pritet të tjera masa drastike deri në fund të sezonit, ndërsa klubi i Flamurtarit pretendon se ka filluar që tani ka të mendojë për të ngritur një skuadër cilësore. Trajneri italian Ramela, përballë kësaj situate ka ngritur “duart lart” pasi skuadra e tij nuk pretendon asgjë në kampionat dhe as nuk rrezikon rënien në një kategori më poshtë. Për të zhbllokuar situatën, siç qe paralajmëruar, janë përjashtuar pesë futbollistë
KOHA JONË SONDAZH

