Flet Milot Rashica: Ja pse vendosa të luaj për Kosovën
Milot Rashica e ka konfirmuar lajmin që do të luajë për Kosovën. Talenti nga Vushtrria sqaron vendimin e tij përmes një postimi në Facebook.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e Rashicës:
Përshëndetje!
Mbasi para disa ditëve informova presidentin e F.SH.F-së siç edhe trajnerin e kombëtares, dua të ju vej në dijeni për vendimin që kam marr, për të luajtur në të ardhmen me përfaqësuesen e Kosoves.
Nuk e kisha te lehte per te vendosur. Pasi nje kohe te gjate kam luajtur me grup moshat e Shqiperise si edhe me Kombetaren e cila ka perfaqsuar te gjithe Shqiptaret – mbrenda dhe jashte trojeve. Ky vendim nuk eshte nje vendim kunder Shqiperise. Me teper eshte nje zgjedhje per Kosoven, mbasi une aty kam linde dhe jam rrit. Une dua qe ne hapat e pare te
Përfaqësueses se Kosoves te jap kontributin tim. Ky vendim me siguri nuk do te ju pelqej te gjitheve. Shpresoj qe te kete nje mirekuptim nga anet e tifozve dhe drejtuesve te F.SH.F-se.
Deshira ime personale do ishte qe nje dite te kishim nje kombetare te perbashket dhe une te isha pjese e saje. Per arritjen e kesaj endrre duhet te punojm te gjithe Shqiptaret se bashku.
Ju falenderoj te gjithe tifozve Shqiptar per mbeshtetjen! Jam krenar qe pata mundesin per te luajtur me ngjyrat “Kuq e Zi”.
KOHA JONË SONDAZH

