Flick: Benfica luan shumë mirë, përballja e mundshme me Realin në finale …
Trajneri i Barcelonës, Hans-Dieter Flick, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Las Palmas, ku komentoi dhe shortin e Ligës së Kampionëve.
“Mendoj se është një ndeshje e vështirë, Benfica luan shumë mirë. Nuk është e lehtë të matësh veten kundër tyre. Ne do të punojmë shumë dhe më pas do të vendosim. Duhet të mendojmë për këtë ndeshje dhe për ndeshjet e ardhshme, por më e rëndësishmja është ndeshja kundër Las Palmas”.
Duel i mundshëm me Realin në finale? Së pari duhet të arrijmë në finale. Ky është qëllimi, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Së pari duhet të përballemi me Benfica-n, e cila është një ekip i mirë.
Real Madridi është një ekip shumë i fortë, një nga më të mirët. Ata kanë lojtarë të mëdhenj. Në çdo ndeshje ne duhet të tregojmë se sa të mirë jemi. Jemi të pandalshëm, por kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë”, deklaroi Flick.
KOHA JONË SONDAZH

