Flick: Budallëk të mendosh se klubi të më detyrojë të aktivizojë Yamal
Hansi Flick foli këtë të premte në prag të ndeshjes së nesërme kundër Girona në Montjuïc. Trajneri gjerman konfirmoi rikthimin e Lamine Yamal dhe Fermín López, mbrojti profesionalizmin e Lewandowskit, kritikoi idenë e ndeshjes kundër Villarreal në Miami dhe reagoi ashpër ndaj thashethemeve se klubi e detyroi të aktivizonte Yamal kundër PSG-së, pavarësisht se kishte mbërritur me vonesë.
Ndeshja – “Girona bëri një sezon fantastik, të kaluarin. Më pëlqen shumë filozofia e trajnerit të tyre. Nuk e nisën mirë këtë sezon, por janë përmirësuar në tri ndeshjet e fundit. Edhe pse kanë mungesa, ne duhet ta fillojmë mirë, ndryshe nga Sevilla, ku nuk ishim në nivelin tonë. Dua të luajmë në maksimum.
Na kanë munguar disa lojtarë në sulm. Sapo kthehen, nuk mund të luajnë menjëherë gjithë ndeshjen. Mund të përdorim lojtarë nga ‘La Masia’, do të shohim”.
Lewandowski? Robert më tha se pas pjesës së parë luajti me fashë, por nuk ndjeu dhimbje. Ai kujdeset shumë për trupin e tij, si Cristiano Ronaldo. Është shumë profesionist. Nuk ka problem serioz”.
Mbi thashethemet për Yamal: “Më pëlqen të di nga ka dalë ky thashethem. Është një mashtrim total. Me Deco dhe stafin kam marrëdhënie të shkëlqyera. Askush nuk më ka detyruar të aktivizoj askënd. Kush e ka thënë, ka gënjyer”.
Jeta personale e Yamal – “Për mua ka rëndësi që kur është këtu, të punojë fort. Kjo është ajo që kërkoj. Çfarë bën në kohën e lirë është jeta e tij private, nuk ndërhyj”.
KOHA JONË SONDAZH

