Flick drejt largimit, zbulohen 3 emrat që pritet të zëvendësojnë Flick te Bayerni

Hansi Flick do të largohet nga Bayerni gjatë verës për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë. Drejtuesit e klubit bavarez kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e 56-vjeçarit.

Alternativat janë tre për momentin sipas mediave gjermane. Në krye të listës qëndron Julian Nagelsmann, trajneri i Leipzig. Bayerni ka nisur prej ditësh negociatat me 33-vjeçarin, i cili është gati të hedhë hapin e madh.

Një tjetër emër që pëlqehet nga rekordmenët gjermanë është edhe Thomas Tuchel, por ky i fundit po bën shumë mirë te Chelsea dhe është shumë e vështirë që të marrë drejtimin e Bayernit në verë. Në listë ndodhet edhe Oliver Glasner, i cili drejton Wolfsburg prej korrikut të vitit 2019. 46-vjeçari po bën një punë fantastike me “Ujqit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?