Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:49 Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij Të paktën 12 gazetarë dhe punonjës të medias u sulmuan fizikisht gjatë raportimit për protestat në Shqipëri, midis 13 dhe 19 tetorit. Shumica e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Sporti E mërkurë, 21 Tetor 2026 09:17
Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka pranuar epërsinë e Paris Saint-Germain pas humbjes 4-2 në ndeshjen e vlefshme për fazën e ligës në Champions League. Tekniku gjerman e konsideron këtë disfatë një mundësi për të nxjerrë mësime dhe për të korrigjuar gabimet përpara përballjes së madhe me Real Madridin.

Barcelona nuk arriti të përballonte ritmin dhe cilësinë e kampionëve francezë, të cilët triumfuan me rezultatin 4-2. Pas ndeshjes, Flick nuk kërkoi justifikime, por pranoi se kundërshtari ishte më i mirë, duke theksuar se skuadra e tij duhet të analizojë gabimet dhe të reagojë në sfidat e ardhshme.

Mund t'ju interesojë

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë...

Para 22 minutash
City fitoi me “manita” ndaj AEK, por tribunat ishin të … boshatisura

City fitoi me “manita” ndaj AEK, por tribunat ishin të … boshatisura

Para 38 minutash
PSG në “ankth” për Kvaratskhelia-n, i druhen një dëmtimi të rëndë

PSG në “ankth” për Kvaratskhelia-n, i druhen një dëmtimi të rëndë

Para 1 ore

“Ishte një ndeshje e madhe nga të dyja skuadrat, por Paris Saint-Germain tregoi se ishte më i mirë se ne. Humbëm, por mësuam. Gabimet ndodhin dhe ajo që kemi treguar gjatë javëve të fundit ka qenë shumë e mirë. Ndeshja e sotme nuk ishte e lehtë, pasi lojtarët vrapuan shumë dhe u përpoqën të luanin futbollin e tyre”, u shpreh trajneri gjerman.

Swiss Digital

Flick pranoi gjithashtu se skuadra nuk ishte përgatitur në mënyrën më të mirë fizike pas ndeshjes së mëparshme, por theksoi se kjo nuk mund të përdoret si justifikim.

“Rikuperimi pas ndeshjes së kaluar nuk ishte më i miri, por kjo nuk është një justifikim. Duhet të mësojmë nga ajo që ndodhi. Jemi në tetor dhe titujt nuk vendosen në këtë muaj. Champions League vendoset në qershor”, deklaroi ai, duke nënvizuar se rrugëtimi i Barcelonës në Evropë është ende i gjatë.

Një nga aspektet që shqetësoi trajnerin katalanas ishte rënia e skuadrës në minutat e fundit, kur PSG shfrytëzoi cilësinë dhe shpejtësinë në tranzicionet sulmuese.

“Paris Saint-Germain ka cilësi të jashtëzakonshme në tranzicionet sulmuese. Ne u përpoqëm të mbroheshim, por në 15 minutat e fundit nuk ishim në nivelin tonë më të mirë fizik. Kjo nuk është një justifikim. Duhet të rishikojmë atë që ndodhi pas ndeshjes së kaluar, të analizojmë situatën dhe të përgatitemi më mirë për të ardhmen”, tha Flick.

Barcelona ka përpara një provë të rëndësishme kundër Real Madridit, ku do të kërkojë të tregojë se është në gjendje të reagojë pas disfatës evropiane.

Etiketat e lidhura

Flick
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij
LAJME Para 21 minutash

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti
SPORTI Para 22 minutash

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK
LAJME Para 23 minutash

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Sot dy vite nga arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi publikon videon: Rrëmbim mafioz nga Edi Rama
AKTUALITET Para 28 minutash

Sot dy vite nga arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi publikon videon: Rrëmbim mafioz nga Edi Rama

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 14 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 17 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

3 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 12 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 12 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

7 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 13 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

8 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.