Flick e thotë hapur: Barcelona do të jetë skuadra ime e fundit!

Para ndeshjes së Champions League ndaj Neëcastle, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli për të ardhmen e tij, duke bërë të qartë se nuk planifikon të drejtojë skuadra të tjera pas blaugranave.

“Ky nuk është momenti për të diskutuar për të ardhmen time. Prioriteti im dhe i skuadrës është ndeshja e ardhshme, një sfidë e vështirë ndaj Neëcastle,” tha Flick.

Trajneri gjerman shtoi se ndihet mirë në Barcelonë dhe vlerëson mbështetjen e klubit dhe familjes së tij: “Më pëlqen të punoj këtu, kemi një familje të madhe dhe gjithë Barcelona na mbështet. Jam këtu për t’i ndihmuar ekipit të arrijë një nivel më të lartë, ndërsa për vendimet e ardhshme do të konsultohem fillimisht me familjen time.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?