Flick: Sevilla është ekip i fortë, por ne jemi gati!
Pas tripletës fantastike në sezonin e kaluar, Bayernit është gati për të ngritur trofeun e parë për këtë sezon, teksa përballë do të jetë Sevilla, që fitoi Europa League. Sfida për Superkupën e Europës, është vlerësuar maksimalisht nga trajneri i bavarezëve Hansi Flick.
“Është një ekip i fortë dhe i përgatitur taktikisht. Trajneri i tyre po bën një punë të shkëlqyer. Do të jetë një ndeshje shumë intensive. Të dyja skuadrat kanë shumë për të dhënë, ndaj na pret një ndeshje e një niveli të lart.
Duam ta përgatisim sa më mirë. Mendoj se ekipi do të jetë në 100 për qind gati dhe shumë të përqendruar për të luajtur me intensitet. Duhet ta marrim seriozisht këtë impenjim, finalja është finale, dihet që gjithmonë janë speciale”, deklaroi strategu i ekipit bavarez për faqen e UEFA-s. /R.Lika-Koha Jone/