Florentino Perez rizgjidhet në krye të Real Madridit, president deri në vitin 2030
Florentino Pérez do të vazhdojë të drejtojë Real Madrid deri në vitin 2030, pasi siguroi fitoren në zgjedhjet presidenciale kundër biznesmenit spanjoll Enrique Riquelme. Pas shpalljes së rezultateve, Perez e cilësoi suksesin si një fitore të të gjithë madridistëve, duke theksuar mbështetjen e gjerë që mori në procesin zgjedhor.
“Fitoi Real Madridi. Ne fituam në çdo qendër votimi dhe kjo tregon se kemi bindur çdo brez të tifozëve. Ky është rezultati i dytë më i mirë në historinë e klubit pas fitores sime në vitin 2004”, deklaroi Perez.
Nga ana tjetër, rivali i tij Enrique Riquelme pranoi rezultatin dhe uroi presidentin e rizgjedhur, por paralajmëroi se gara për të ardhmen e klubit nuk përfundon këtu.
Rizgjedhja e Perezit i hap rrugën zbatimit të projektit të ri sportiv, i cili pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në skuadër dhe në stafin teknik. Sipas planit të prezantuar gjatë fushatës, trajneri portugez José Mourinho pritet të marrë drejtimin e ekipit për dy sezone, me mundësi rinovimi edhe për një vit shtesë.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit madrilenë thuhet se kanë siguruar afrimin e mbrojtësit francez Ibrahima Konaté, ndërsa një tjetër përforcim i rëndësishëm pritet të jetë holandezi Denzel Dumfries, i cili mund të transferohet nga Interi.
Real Madridi synon një rindërtim të thellë të skuadrës për të forcuar konkurrueshmërinë në të gjitha kompeticionet vendase dhe europiane. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se javët e ardhshme mund të sjellin edhe lëvizje të tjera të rëndësishme në merkato, teksa drejtuesit synojnë të ndërtojnë një ekip të aftë për të luftuar për çdo trofe.
KOHA JONË SONDAZH

