Florian Marku falënderon shqiptarët dhe sfidon dy boksierët e njohur: Më sillni kë të doni!

Florian Marku arriti një fitore të madhe kundër Chris Jenkins duke e hedhur në raundin e katërt. Shqiptari foli pas fitores së tij duke gëzuar të gjithë shqiptarët.

“Së pari dua të falënderoj të gjithë njerëzit kudo që janë. Dua t’i them të gjithë personave që e festojnë muajin e Ramazanit, gëzuar”.

Marku më pas foli dhe në shqip: “Falënderoj nga zemra gjithë shqiptarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot doja t’u tregoja anglezëve se çfarë jam në gjendje të bëj. Doja t’i tregoja të gjithëve se çfarë jam në gjendje të bëj në ring. Mos harroni se jam ende i ri, kam për të mësuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam vetëm 3 vite si boksier profesionist dhe po mësoj çdo ditë. Unë jap zemrën time kur futem në ring dhe e bërë. E ardhmja? Nuk kam asnjë problem. Më sillni kë të doni dhe unë do e mposht. Amir Khan a je gati? Do të të mposht.

Dua të kem përballë dhe Connor Ben. Këta njerëz më shmangin se kanë frikë nga unë. Në peshën time s’kam asnjë kundërshtar. Do të fitoj ndaj çdokujt që më del përpara. Besojeni apo jo do të jem kampion absolut në boks”, tha Florian Marku.

Video kur e hodhi direkt kundërshtarin:

Florian Marku dëgjon muzikë shqiptare pak para duelit (VIDEO) | Gazeta Koha Jone

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?