Florian Marku dëgjon muzikë shqiptare pak para duelit (VIDEO)

Florian Marku do të mbrojë brezin e Ndërkombëtar IBF për peshën velter sot ndaj britanikut Chris Jenkins. Një duel shumë i rëndësishëm i boksierit shqiptar i cili kërkon që të vazhdojë i pamposhtur në rrugën e tij drejt titujve më të rëndësishëm.

Boksieri shqiptar shihet teksa po i lidhin duart për këtë duel shumë të rëndësishëm ku gjithçka duhet të jetë në perfeksion. Në sfond dëgjohet edhe muzikë shqiptare, që nuk mund të mungojë kurrsesi në sfidat e tij dhe shpesh e shoqëron në ring.

Por në dhomat e zhveshjes,këtë herë në sfond ishte një nga këngët pak më të qeta të Butrint Imerit, nën tingujt e të cilës ai po kryente përgatitjen për duelin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?