Arbitra nga Austria vendosin drejtësi në debutimin e Egnatias në Europë

UEFA ka përcaktuar trupën gjykuese që do të vendosë drejtësi në ndeshjen debutuese të Egnatias në fazën e ligës së Conference League. Takimi, i cili do të zhvillohet të enjten në Arenën Kombëtare, do të drejtohet nga një skuadër arbitrash austriakë.

Arbitri kryesor i kësaj përballjeje do të jetë Stefan Ebner, 35-vjeçari që do të ketë përgjegjësinë për të menaxhuar duelin mes dy skuadrave.

Në fushë, Ebner do të ndihmohet nga dy asistentët Martin Höfler dhe Maximilian Kolbitsch, ndërsa roli i arbitrit të katërt i është besuar Julian Weinberger. Edhe sistemi VAR do të jetë në funksion gjatë ndeshjes, me Harald Lechner të caktuar si arbitër i VAR-it dhe Alain Sadikovski në rolin e AVAR-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Egnatian, kjo përballje shënon një moment të rëndësishëm në aventurën europiane, teksa skuadra rrogozhinase synon të nisë me rezultat pozitiv rrugëtimin në fazën e ligës së Conference League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?