
Takimi nisi me ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat kërkuan të gjenin golin që në minutat e para. Partizani rrezikoi me Kekon, ndërsa Teuta ishte pranë avantazhit me Boçin, goditja e të cilit u ndal nga traversa.
Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë. Pas rreth një ore lojë, ishte Atanaskoski ai që zhbllokoi rezultatin, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të fortë dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës kryeqytetase.
Pas pësimit të golit, Teuta u hodh në sulm në kërkim të barazimit, por skuadra durrsake nuk arriti të krijonte raste të pastra për të ndryshuar rezultatin. Situata u bë edhe më e vështirë për vendasit në 10 minutat e fundit, kur Përgjoni u ndëshkua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.
Me këtë sukses, Partizani shkon në kuotën e 7 pikëve pas 10 javësh kampionat, me bilancin e dy fitoreve, një barazimi dhe shtatë humbjeve. Nga ana tjetër, Teuta mbetet me 20 pikë në vendin e dytë të klasifikimit.
