Deputetët e PD-së vizitojnë të lënduarit në spital: Gjendja është alarmante
Disa deputetë të Partisë Demokratike janë paraqitur mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore protestuesit e lënduar gjatë protestës studentore. Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Ledina Alolli, Gjin Gjoni, Klodjana Çapja, Greta Bardeli dhe Gent Strazimiri kanë vizituar të lënduarit për t’u interesuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Pas vizitës, përfaqësuesit e PD-së e kanë përshkruar situatën si alarmante, duke pretenduar se gjatë protestës janë dhunuar dhjetëra studentë.

