Gerrard del kundër City-it: Kanë abuzuar për 9 apo 10 vite, duhet të vuajnë dënimet!

Steven Gerrard ka kërkuar sanksione të rënda dhe afatgjata ndaj Manchester Cityt për çështjen e dyshimeve mbi shkeljet financiare të periudhës 2009–2018. Ish-kapiteni i Liverpoolit nuk e sheh të nevojshme dërgimin e klubit në Championship apo heqjen e titujve të fituar, por insiston se Premier League duhet të japë një shembull për të mbrojtur integritetin e futbollit anglez.

Duke folur në emisionin Overlap Daily, Gerrard theksoi se nuk dëshiron të përfitojë nga një vendim që do t’i hiqte Manchester Cityt titujt e fituar. Ai iu referua edhe sezonit 2013-2014, kur Liverpooli humbi kampionatin ndaj Cityt, pas një gabimi të tij të famshëm në ndeshjen kundër Chelseat.

“E kam pranuar faktin që nuk e fitova kurrë Premier League-n dhe se karrierës sime i mungon diçka. Nuk jam njeriu që do të pranonte një medalje të kampionatit apo që do të kërkonte një të tillë si ajo e tyre”, u shpreh ish-mesfushori anglez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Gerrard kërkon masa që do të kishin ndikim të drejtpërdrejtë te klubi për disa sezone.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet bllokim i merkatos dhe penalizime në renditje për një periudhë të caktuar. Duhet t’i bëjnë të vuajnë, ashtu siç kanë vuajtur të tjerët për nëntë apo dhjetë vjet, duke abuzuar me fuqinë e tyre. Duhet të jepet një shembull”, deklaroi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?