FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Florian Marku: Fitorja shkon për të gjithë shqiptarët dhe gruan time që është shtatzënë!

Florian Marku fitoi titullin kampion bote për peshat e mesme në federatën IBF. Shqiptari triumfoi pas 10 raundëve të mbyllura pa knockout, me pikët e dhënë nga gjyqtarët, që janë ndarë 2-1 në favor të Markut.

Pas fitimit të titullit kampion, Florian Marku u shfaq mjaft i emocionuar duke ia dedikuar këtë arritje të jashtëzakonshme të gjithë shqiptarëve dhe gruas së tij.

“Jam shumë i lumtur, kjo është sakrifica që kam bërë gjatë gjithë jetës time. Ky titull shkon për të gjithë shqiptarët që më kanë mbështetur dhe për gruan time, që është shtatzënë. Të gjithë kanë dyshuar te unë, por ja ku jam sonte. Kanë menduar se jam vetëm një kick-boksier. Jam shumë i lumtur”, u shpreh Florian Marku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?