Florian Marku: Nuk e di nëse kam kaluar koronavirusin, kam qenë 13 ditë me temperaturë
Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka dyshime se mund të ketë kaluar Koronavirusin. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ai bën me dije se ka qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur, por nuk është i sigurt nëse ka qenë i infektuar me virusin që po bën kërdinë në të gjithë botën. Gjithsesi tashmë ai ka nisur stërvitjen në shtëpinë e tij.
“Nuk e di nëse e kalova koronavirusin apo jo, por kam qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur. Tani ndjehem shumë më mirë dhe kam filluar stërvitjen në shtëpi.
Asgjë s’është e pamundur kur ka vullnet dhe dëshirë. Ju përshëndes të gjithëve duke ju uruar shëndet dhe qëndroni në shtëpi kujdesuni për veten, por edhe për familjarët tuaj.
Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, për të mirën e gjithësecilit nga ne. Beni durim, ky virus do marrë fund atëherë kur të gjithë të sensibilizohemi dhe të qëndrojmë në shtëpi, në këtë mënyrë nuk infektohemi, dhe nuk infektojmë të tjerë”, shkruan Florian Marku në “Facebook”.
https://www.facebook.com/markuflorian.1/videos/667277307431795/