Florian Marku rrezikonte humbjen në raundin e 8-të, arbitri e ndihmoi duke e mbyllur 8 sekonda para (VIDEO)

Florian Marku arriti që të fitojë kundër Miguel Parra. Meksikani bëri një paraqitje shumë të mirë, edhe pse është i 250 në botë.

Në fund dueli do të vendosej nga pikët e gjyqtarëve, që shkuan më shumë për boksierin shqiptar.

Në raundin e tetë, Parra arriti që të rrëzojë në tokë Florian Markun për t’i shkaktuar një nga “knock-doën” e pakët në karrierë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meksikani kishte shansin e artë për të mbyllur ndeshjen, por nuk do ta shfrytëzonte. Ajo që ra më shumë në sy dhe po komentohet në rrjetet sociale, është fakti që arbitri e mbylli ndeshjen 8 sekonda pa mbaruar raundi, është marrë si favor që i është bërë Markut.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?