Fluminense eliminon Al Hilal dhe shkon në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve

Nga stadiumi Camping World në Orlando vjen verdikti i parë i çerekfinaleve të Kupës së Botës për Klube: Fluminense ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. Skuadra braziliane, pas eliminimit të Interit në fazën e 1/8-ave, largon nga gara edhe Al Hilalin e trajnerit Simone Inzaghi.

Fitorja e skuadrës së trajnerit Renato vjen falë golave të Martinellit dhe Herculesit, ky i fundit shënoi edhe kundër Interit. Për Al Hilalin shënoi Marcos Leonardo, që realizoi golin e barazimit të përkohshëm.

Fluminense tani pret fituesin e çerekfinales tjetër mes Chelsea dhe Palmeiras për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinale.

SHKARKO APP