Foden: Ndeshja e karrierës, mund të na ndryshojë!

Spanjë-Angli është një finale speciale, një ndeshje që premton spektakël. Phil Foden ka folur në prag të ndeshjes.

“Gjeja më e rëndësishme ishte fitorja, por ndjej që ndeshja kundër Holandës ishte mbase ndeshja ime më e mirë me fanellën e Anglisë. Jam shumë i lumtur.

Finalja kundër Spanjës? Do të thotë shumë. Do të jetë ndeshja më e rëndësishme e karrierës, mezi po e pres këtë ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne besojmë shumë tek aftësitë tona, jemi të vetëdijshëm se Spanja është një skuadër fantastike, mbi të gjitha për mënyrën se si mban topin, por ne e njohim shumë mirë edhe forcën tonë. Kjo ndeshje mund të ndryshojë jetët tona”, u shpreh Foden.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?