“Forbes”: Mendes, agjenti i Ronaldos më i pasuri i futbollit

Cristiano Ronaldo, James Rodriguez, Thiago Silva, Radamel Falcao, Angel Di Maria e David De Gea apo edhe Jose Mourinho. Këta janë vetëm disa nga emrat në listën e klientëve të një prej njerëzve më të fuqishëm në botën menaxheriale të futbollit. Bëhet fjalë për Jorge Mendez, i cili ka ngritur një perandori të vërtetë. Sipas revistës “Forbes”, përpara Mendez në botën e sportit renditet vetëm agjenti i bejsbollit, Scott Boras, i cili mbetet njeriu më i fuqishëm i planetit në këtë profil me 2 miliardë Euro kontrata nga të cilat ka përfituar 104 milionë. Në listën me 50 emrat më influentë në radhën e agjentëve sportivë, Mendez komandon agjentët e futbollit me një xhiro prej 850 milionë Eurosh nga të cilat ka fituar 10 %. Vendin e tretë e mban ish lojtari i futbollit amerikan Tom Condon me 1.322 milionë xhiro dhe 53 milionë fitime, ndërsa pesëshen e parë e plotësojnë dy agjentët e futbollit, Jonathan Barnett e Volker Struth.

I pari është bërë i famshëm falë transferimit të Gareth Bale te Real Madrid në vitin 2013 për rreth 100 milionë Euro dhe përveç uellsianit përfaqëson edhe emra të tjerë të njohur si Joe Hart, Wojciech Szczesny, Luke Shaw, Ashley Cole e Phil Jagielka. Nga komisionet ka përfituar 39 milionë Euro me një volum punësh që arrijnë shifrën e 400 milionëve. Volker është një nga njerëzit më të fuqishëm të futbollit në Gjermani pasi ka nën kontratë Marco Reus, Mario Gotze, Toni Kroos, Benedikt Howedes, Josip Drmic dhe shumë yje të tjerë të Bundesligës. Fitimet e tij nga shitblerjet llogaritet të shkojnë deri në 37 milionë Euro. Në vendin e 13 të këtij klasifikimi shfaqet italiani Mino Raiola, i cili kujdeset për lojtarë të tillë si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Henrikh Mkitarhyan, Romelu Lukaku e Mario Balotelli, të cilët e kanë mbushur llogarinë e tij personale me 25 milionë Euro. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe agjentë të tjerë me influencë të madhe si Fernando Felicevich që kujdeset për Alexis Sanchez e Arturo Vidal, por edhe Kroth, i cili punon për Manuel Neuer e Shinji Kagawa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?