Forma fantastike në ndeshjet e fundit, Vlahovic po bën gati rinovimin me Juven
Dusan Vlahovic është rikthyer në formën e tij më të mirë te Juventusi. Sulmuesi serb po kalon një moment fantastik, këtë e konfirmoi edhe në sfidën e fundit, atë kundër Sassuolos, ku realizoi një dy-golësh shumë të bukur.
Momenti i mirë që po kalon në fushë pritet të ketë një ndikim pozitiv edhe në negociatat për rinovimin e kontratës së tij aktuale. Vlahovic ishte me një këmbë jashtë Torinos, kjo pasi drejtuesit e klubit shihnin te serbi lojtarin e duhur për të rregulluar bilancet e klubit.
Diskutimi tashmë është ndryshe, të dy palët pritet të vijojnë negociatat për të zgjatur bashkëpunimin. Vlahovic ka një kontratë që i skadon në 2026, sigurisht palët nuk e kanë me nxitim, por pozitiv është fakti që serbi i ka dhënë dritën jeshile përfaqësueseve të tij për të zgjatur “bashkëjetesën” e tij me “Zonjën e Vjetër” të paktën deri në 2027.
KOHA JONË SONDAZH

