Formacionet e mundshme Inter-Milan, Lorik Cana titullar ndaj Juves

Kapiteni i kombëtares sonë Lorik Cana këtë të premten do të jetë në Zvicër, bashkë me Gianni de Biasi e presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ku do të mësojnë nga afër vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, CAS, mbi fatet e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Shqipëria kërkon tre pikët e mohuara nga UEFA në tavolinë dhe nëse i merr, do të ngjitet në krye të grupit eliminator, një hap larg finaleve, Francë 2016. Por Cana është projektuar titullar për ndeshjen e fundjavës që skuadra e tij do të luajë ndaj kryesuesve të Juventus. Lacio me një ecuri fantastike, ndodhet aktualisht në vend të dytë dhe synon fitoren e radhës, përballë kryesuesve të Juves, ndërsa portieri kuqezi Etrit Berisha rikthehet në stol, pasi është rikuperuar Marchetti. Edhe portieri i tretë të Lacios, shqiptari Thoma Strakosha do të jetë në stol. Krye-ndeshja e javës në Seria A do të jetë derbi i Milanos, ndërkohë që formacionet e mundshme për të dy këta takime janë:

 

Inter-Milan, e djelë ora: 20.45 (formacionet e mundshme)

Swiss Digital Desktop Reklama

Inter (4-3-1-2): Handanovic; Santon, Ranocchia, Vidic, J. Jesus; Hernanes, Medel, Obi; Shaqiri; Icardi, Palacio… Në dispozicion:  Carrizo, Dimarco, Andreolli, Felipe, Nagatomo, D'Ambrosio, Gnoukouri, Kovacic, Kuzmanovic, Podolski, Puscas, Camara. All.: Mancini

Swiss Digital Mobile Reklama

Të s;kualifikuar: Guarin (1), Brozovic (1)

Të padisponueshëm: Jonathan, Dodò, Santon, Campagnaro

Milan (4-3-3): D. Lopez; Abate, Mexes, Paletta, Antonelli; Poli, De Jong, Van Ginkel; Cerci, Menez, Bonaventura…Në dispozicion:  Abbiati, Donnarumma, Rami, Bonera, Alex, Bocchetti, Honda, Suso, Mastalli, De Sciglio, Zapata, Pazzini. Trajner: Inzaghi

Të s’kualifikuar: S’ka  

Të padisponueshëm: El Shaaraëy, Agazzi, Mastour, Montolivo, Essien, Destro

 

Juventus-Lacio, e shtunë ora 20.45 (formacionet e mundshme)

Juventus (4-3-1-2): Buffon; Lichtsteiner, Bonucci, Chiellini, Padoin; Vidal, Marchisio, Sturaro; Pereyra; Tevez, Llorente…. Në dispozicion:: Storari, Rubinho, Barzagli, De Ceglie, Pirlo, Vitale, Evra, Marrone, Pepe, Matri, Coman, Morata. Trajner: Allegri

Të s’kualifikuar: Ogbonna (1)

Të padisponueshëm: Asamoah, Romulo, Caceres, Pogba

Lazio (4-3-3): Marchetti; Basta, Cana, Mauricio, Lulic; Cataldi, Biglia, Mauri; Candreva, Klose, Felipe Anderson Në dispozicion: Berisha, Strakosha, Ciani, Pereirinha, Braafheid, Onazi, Ederson, Ledesma, Keita B., Perea. Trajner: Pioli

Të s’kualifikuar: Novaretti (1), Cavanda (1)

Të padisponueshëm: Gentiletti, Djordjevic, Konko, Radu, De Vrij, Parolo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?