FORMACIONET/ Gjermania i beson Havertz, Bregu i Fildishtë me forca të shumta në sulm
Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës mes Gjermanisë dhe Bregut të Fildishtë në Kupën e Botës 2026. Përballja premton spektakël, sidomos falë talentit të madh ofensiv që afrikanët do të hedhin në fushë.
Trajneri Emerse Faé ka zgjedhur një repart sulmues shumë premtues, me talentin e ri Youssouf Diomande në krah të sulmuesve tashmë të afirmuar Bonny dhe Diallo. Megjithatë, ata do të përballen me një mbrojtje të konsoliduar gjermane, ku në qendër do të luajnë Schlotterbeck dhe Tah, ndërsa në krahë do të vendosen Kimmich dhe Broën.
Në anën tjetër, Julian Nagelsmann i ka besuar rolin e pikës së referimit në sulm Kai Havertz, i mbështetur nga treshja kreative Sané, Musiala dhe Ëirtz.
Formacionet zyrtare
Gjermania (4-2-3-1):
Neuer; Kimmich, Tah, Schlotterbeck, Broën; Nmecha, Pavlovic; Sané, Musiala, Ëirtz; Havertz.
Trajner: Julian Nagelsmann.
Bregu i Fildishtë (4-3-3):
- Fofana; Kossounou, Singo, Agbadou, Konan; Kessié, Sangare, Oulai; Y. Diomande, Bonny, Diallo.
Trajner: Emerse Faé.
KOHA JONË SONDAZH

