Formacionet zyrtare/ Anglia sfidon Ganën, Tuchel bën ndryshime në formacion
Anglia do të përballet me Ganën në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026, ndërsa trajneri Thomas Tuchel ka vendosur të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në formacionin titullar pas fitores 4-2 ndaj Kroacisë në sfidën hapëse.
Tekniku gjerman ka ndërhyrë kryesisht në repartin defensiv, i cili u konsiderua si pika më pak bindëse e skuadrës në ndeshjen e parë. Nga minuta e parë do të aktivizohen Marc Guehi dhe Djed Spence, duke zëvendësuar John Stones dhe Nico O’Reilly.
Edhe Gana vjen me ndryshime në këtë përballje. Pas suksesit minimal 1-0 ndaj Panamasë, stafi teknik ka vendosur të bëjë katër lëvizje në formacionin startues.
Vëmendja kryesore është te rikthimi i Thomas Partey, i cili do të luajë që nga minuta e parë pasi mungoi në sfidën e parë të turneut. Gjithashtu, nga starti do të jenë edhe Kwasi Sibo, Inaki Williams dhe portieri Benjamin Asare.
Përballja pritet të jetë vendimtare për ecurinë e të dyja skuadrave në grup, me Anglinë që synon të sigurojë kualifikimin e hershëm dhe Ganën që kërkon të vazhdojë serinë pozitive pas fitores në debutim.
Formacionet zyrtare
Anglia (4-2-3-1): Pickford; James, Guehi, Konsa, Spence; Anderson, Rice; Madueke, Bellingham, Gordon; Kane.
Gana (4-3-3): Asare; Mensah, Opoku, Jonas, Adjetey; Senaya, Sibo, Partey; Semenyo, Ayew, Williams.
KOHA JONË SONDAZH

