Formacionet zyrtare/ Barcelona “tremb” Interin, Messi në fushë nga minuta e parë

Sonte në mbrëmje do të luhet super ndeshja mes Barcelonës dhe Interit. Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur për formacionet që do të hedhin në fushën e lojës, teksa nuk ka aspak lajme të mira për Conten.

Lionel Messi do të jetë në fushë nga minuta e parë ndaj skuadrës zikaltër, ndërkohë që në sulm do të jetë edhe Suarez e Griezmann, duke formuar një trinom magjik. Në mesfushë Arthurdhe De Jong do të mbështesin Busquets.

Pas dëmtimit të Firpo në mbrojtje, Semedo është spostuar në krahun e majtë, ndërkohë që Sergi Roberto në të djathtë. Pique dhe Lenglet do të aktivizohen në qendër.

Në krahun tjetër, Inter kundërpërgjigjet me skemën 3-5-2. Sanchez dhe Lautaro Martinez do të formojnë dyshen e sulmit, ndërkohë që në mesfushë do të luajnë titullarë si Sensi ashtu edhe Barella. /R.Lika-Koha Jone/

Image

Image

SHKARKO APP