Formacionet zyrtare/ Milani sfidon Lazion, sfidë përcaktuese për të dyja skuadrat
Milani mes vështirësi të mëdha do të sfidojë sonte Lazion. Kuqezinjtë ndodhen në krizë rezultatesh dhe situata është përkeqësuar më shumë, pas dy humbjeve me Bologna-n dhe Torino-n.
Takimi ndaj kryeqytetasve do të jetë vendimtar edhe për trajnerin Sergio Conceicao. Tekniku portugez luan të ardhmen e tij, pasi një tjetër humbje mund të sillte shkarkimin, për të cilin po përflitet shumë në javët e fundit. Gimenez konfirmohet në majën e sulmit, teksa do të mbështetet nga Leao dhe Pulisic.
Lazio në krahun tjetër kundërpërgjigjet me Tchaouna në majën e sulmit, teksa pas tij do të jenë Zaccagni, Dia dhe Isaksen që do të formojnë një trinom me detyra sulmuese. Kjo ndeshje është përcaktuese për fatin e të dyja ekipeve.
KOHA JONË SONDAZH

