Formacionet zyrtare të super sfidës Roma-Inter, Kumbulla “ngroh” stolin
Roma dhe Interi pas pak minutash do të zbresin në fushë në “Olimpico” për të luajtur supersfidën e javës së 17-të. Trajneri Fonseca ka lënë sërish jashtë formacionit Kumbulla-n, duke preferuar para tij Ibanez dhe Mancinin. Në sulm rikthehet nga minuta e parë Dzeko, i mbështetur nga Mkhitaryan dhe Pellegrini.
Në krahun tjetër edhe Conte ka bërë ndryshime në mesfushë, duke aktivizuar Arturo Vidal. Darmian dhe Hakimi janë vendosur në krahët e mesfushës, ndërkohë që dyshja e sulmit është e përhershmja, Lukaku dhe Martinez.