
Sonte në mbrëmje do të luhet super dueli mes Serbisë dhe Zvicrës. Serbët do të hedhin në fushë një formacion shumë sulmues, me skemën 3-4-1-2. Tadic do të jetë në mbështetje të Mitrovic dhe Vlahovic.
Në krahun tjetër, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, teksa do të tentojnë që të shënojnë sërish dhe pse jo ndoshta dhe të festojnë me shqiponjë.
Graniti do të jetë pika e referimit në mesfushë, ndërkohë që Shaqiri së bashku me Vargas do të mbështesë Embolo.

