Formacioni më i shtrenjtë për sezonin 2023-24, ka vlerë 1.2 miliard euro

Formacioni ideal i futbollistëve për sezonin 2023-2024 është përzgjedhur nga “Sport 360⁰”, duke përfshirë lojtarët më të kushtueshëm sipas rolit të tyre në fushë. Në portë gjendet Diogo Costa nga Porto, me një çmim prej 45 milionë euro, duke e bërë atë portierin më të shtrenjtë.

Mbrojtja e këtij formacioni është e ndërtuar me dy qendërmbrojtës nga Manchester City, Gvardiol dhe Dias, të cilët kanë një vlerë prej 80 milionë euro. Në të djathtë është Hakimi me një çmim prej 65 milionë euro, ndërsa në krahun  majtë gjen vend Davies me një vlerë prej 70 milionë euro. Në mesfushë, katër lojtarë bëjnë pjesë në formacion: Rice, Bellingham, Vinicius dhe Saka, me një vlerë që shkon gati në gjysmën e vlerës së formacionit ideal.

Në sulm, duetin e këtij sezoni e përbëjnë Mbappe dhe Haaland, të cilët kushtojnë nga 180 milionë euro secili. Ky formacion reflekton rritjen e vlerave të disa futbollistëve në këtë sezon dhe shpërblen performancat e tyre të jashtëzakonshme në fushë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?