Formati i ri i Champions League premton spektakël, sot hidhet shorti

Sot “merr jetë” formati më i ri i Champions League. Duke nisur nga ora 18:00 në Grimaldi Forum në Monaco do të hidhet shorti për edicionin 2024-2025. Ky i këtij viti do të jetë një edicion revolucionar në kompeticionin evropian më të rëndësishëm të klubeve duke nisur që nga numri i skuadrave pjesëmarrëse. Nuk do të jenë më 32 por 36 ekipe që do të garojnë.

Nuk do të ketë më 8 grupe nga 4 ekipe por një grup të vetëm me të 36-ta skuadrat megjithëse ndarja e ekipeve në 4 grupe do ekzistojë por renditja do të jetë një e vetme për të gjithë pjesëmarrësit.

Shorti i sotëm nuk do të jetë ai i zakonshmi me hedhjen e goglave në mënyrë manuale por në momentin që tërhiqet gogla e një ekipe rivalët do të përcaktohen në mënyrë automatike nga një kompjuter. 36 skuadrat janë ndarë në katër vazo, të vendosura sipas renditjes në UEFA.

Çdo ekip do të përballet me nga dy rivalë në secilën prej vazove dhe në fund do të ketë 8 kundërshtarë të ndryshëm ku me 4 prej të cilëve do të luajë në shtëpi dhe katër jashtë fushe me ndeshje teke jo sistem vajtje ardhje. Nga 6 kalohet në 8 ndeshje në vazon e grupeve e cila nuk mbyllet në dhjetor por zgjat deri në janar. Pikët që bën secila skuadër në grupin e saj do të numërohen në një grup të vetëm me të 36 skuadrat.

8 ekipet që renditen të parat sigurojnë menjëherë kalimin në 1/8, nga vend i 9-të deri tek vend i 24-të do të luajnë fazën play-off me sistem vajtje-ardhje dhe më pas nga 1/8 e deri në finale formati vijon siç është aktualisht. Ato të renditurat nga vend i 24-tër e deri në të 36-tin eliminohen dhe nuk ka më zbritje në Europa League. Ndeshjet e para të grupeve do të luhen më 17 shtator ndërsa finalja e madhe më 31 maj të vitit tjetër në stadiumin e Bayernit, “Allianz Arena”.

Pots for today's UEFA Champions League's league phase draw : r/soccer

Champions League format graphic

SHKARKO APP