Formula 1, Bottas drejt firmës me Ferrarin
Valtteri Bottas falë paraqitjeve të tij fantastike me Williamsin është shndërruar në një nga emrat më të përfolur në mërkaton e Formula 1. Për finalndezin interesohet skuadra e Ferrarit që e shikon atë si pasuesin e bashkëmombasit tij Kimi Raikkonen. Felipe Massa ish piloti i Ferrarit aktualisht shoke skuadre me Valtteri Bottas tek Williams nuk ka asnjë dyshim kur pyetet se a është gati 25-vjecari skandinav për bërë hapin e madh në karrierë. Braziliani nuk nguron tia sugjerojë Ferrarit pilotin finlandez. ” Ka treguar se është një pilot i mirë, e ka talentin për të qenë pjesë e një skuadre të madhe deklaroi Massa në lidhje me Bottas. Finlandezit i përfundon kontrata me Williamsin në fund të këtij sezoni dhe ka gjasa të mëdha që ai të kalojë të Ferrari edhe pse më parë drejtuesit e skuadrës italiane duhet të vendosin se cfarë do të bëjnë me Kimi Raikkonen. Gjithsesi vetë Bottas ka falenderuar Massën për komplimentet por nga ana tjetër 25-vjecari përpiqet të qëndrojë me këmbë në tokë. ” Nuk jam unë emri më i rëndësishëm në këtë moment në merkato, objektivi im është të garoj dhe të arrij rezultate pozitive me Williamsin, të tjerat le tia lëmë kohës” nënvizoi Valtteri Bottas. Në fund të intervistës së tij finlandezi e pranoi se e intrigon shumë një kalim te Ferrari por ndërkohë theksoi se ai është shumë i lidhur edhe me Williamsin që fillimisht i dha një mundësi si kolaudator dhe më pas e angazhoi si pilot të parë.
KOHA JONË SONDAZH

