Formula 1, vetëm 11 skuadra në Botërorin e vitit 2016

Në Botërorin 2016 të Formula 1 do të marrin pjesë vetëm 11 skuadra. Tashmë kjo është zyrtare dhe lajmin e ka konfirmuar sot Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, pasi ka shqyrtuar të gjitha dosjet e paraqitura për të marrë pjesë në Botëror. Skuadra e vetme që do të hyjë në kampionatin e Formula 1 vitin 2016 është ajo Haas, që do t’i bashkohet 10 skuadrave që janë aktualisht.

Në kampionatin e vitit 2016 të Formula 1 konfirmohen këto skuadra; Mercedes, Ferrari, Red Bull, Williams, Lotus, Sauber, Toro Rosso, Force India, Mclaren, Manor dhe Haas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?