Formula 1, Williams prezanton makinën e re
Kriza ekonomike i ka detyruar kompanitë e Formula 1, që të ulin shpenzimet e tyre. Kohë kursimesh edhe në Formulën 1. Nuk ka më shpenzime të mëdha me prezantimin e makinave të sezonit të ri, pasi skuderitë preferojnë që fotot e makinave të sezonit të ri t’i postojnë në internet ose t’i publikojnë në revista. Ky është rasti i Williams, skuadra që prezantoi makinën e saj “FË37”, në revistën “F1 Racing”. Pas publikimit të fotove, drejtori teknik Pat Symonds tha: “Makina e re është e ngjashme në ide me FË36-n, një makinë që eci mirë. Kemi përmirësuar pjesën aerodinamike të pjesës së përparme të njëvendëshes.” Ndërkohë, pronari dhe themeluesi i ekipit, Frank Williams, thotë se çelësi i suksesit është bashkëpunimi me Mercedesin: “Kemi talent në skuadër dhe të gjithë punojnë pa pushim. Duam të fitojmë më shumë podiume në vitin 2015. Mezi pres fillimin e sezonit të ri.”
KOHA JONË SONDAZH

