Foto-Lajm, nuk lejohen baste kundër Shqipërisë!

Pavarësisht se kuotat e basteve në ndeshjen Shqipëri-Serbi janë pak a shumë të barabarta, pra koeficienti i fitores së kuqezinjve tanë është pak a shumë sa ai i serbëve, në shumë pika të kompanive të basteve, nuk pranohen baste sportive nëse do të vendoset për fitoren e Serbisë. Fotoja më lart tregon qartë se bastvënësit duhet të besojnë vetëm në një fitore të Shqipërisë, ose minimum një barazim. “Shqipëri-Serbi! Nuk lejohen baste kundër Shqipërisë për arsye patriotike! Faleminderit për mirëkuptimin!”, – shkruhet në një pikë të “Eurolloto”-s.

Sa u përket koeficientëve për ndeshjen e nesërme Shqipëri-Serbi, kompania më e madhe e basteve sportive në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi, “Eurolloto”, jep këta kuota: Fitorja e Shqipërisë llogaritet 2.60, pak fare më lart është fitorja e Serbisë, 2.65, ndërsa barazimi i mundshëm kuotohet 3.00. Kompania “Eurolloto” ka një koeficient shumë të lartë të +3 golave, që shkon në 2.55. Pra, do të thotë se nuk parashikohen shumë gola, ku 0-2 gola e ka koeficientin 1.45.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?