FOTO/ Marrin fund dilemat, Cutrone prezantohet te ekipi i ri

Vetëm një gjysmë sezoni ka zgjatur eksperienca e Patrick Cutrone te Wolves në Premier League angleze.

Sulmuesi i talentuar i dalë nga akademia e Milanit ka vendosur të kthehet në Seria A, teksa ka firmosur për një sezon e gjysmë me Fiorentinën.

22-vjeçari ka kaluar në Firenze në formulën e huazimit, me të drejtën e blerjes në verën e vitit 2021. Cutrone hodhi hapat e para te skuadra ku u rrit, duke shënuar 28 gola me Milanin mes Serie A, Kupës së Italisë dhe Europa League.

Lojtari i ri i Fiorentina është gjithashtu pjesë e skuadrës kombëtare U-21 me të cilën bëri 19 paraqitje duke shënuar 7 gola. Për ta bërë të vetin, klubi nga “Artemio Franchi” do të paguajë te “ujqërit” 20 milionë euro dhe 3 milionë euro të tjera në formë e bonusit.

SHKARKO APP