Foto/ Nëna e Rabiot sherr me familjarët e Mbappe dhe Pogba në tribunë
Që nuk ishte një ditë normale për lojtarët dhe tifozët ajo e eliminimit të Francës dihej dhe tani e konfirmojnë edhe incidentet që ndodhën gjatë humbjes me ndeshjen ndaj Zvicrës.
Sic mësohet, nëna e Rabiot e cila ështe edhe agjentja e lojtarit dhe që njihet per karakterin e saj të vështirë, ka patur një sherr në tribuna që nuk ka shpëtuar pa u kapur nga kamerat dhe tifozët francezë. Veronique Rabiot fillimisht pati një debat verbal me të afërmit e Pogba, te cilin e nuk tha fjalë të mira pasi humbi një top që sipas saj shkaktoi edhe golin e barazimit të Zvicrës.
Vëllezërit e Pogba tê pranishëm aty iu kthyen me fjalë Znj. Rabiot teksa plasen edhe ofendimet mes palëve. Nuk mbaroi këtu sepse Veronique kishte më edhe për Mbappe, të cilin e quajti arrogant që luan per vete dhe fajtor për penalltinë e humbur.
Ajo debatoi me të atij e lojtarit te PSG, duke i thënë që të edukojë djalin pasi është tepër arrogant dhe nuk luan për skuadrën.
E gjithe kjo skenë nuk ishte aspak e kêndshme për të pranishmit në tribuna ku ishin prezent edhe drejtues të Federatës dhe agjentin i trajnerit Deschamps.