Foto/ Penalltia e dyshimtë, shpërthen ministri italian: Po arbitri pse nuk veshi fanellën e Juves?!

Kryesfida mes Milanit dhe Juventusit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë përfundoi në barazim 1-1.

Kuqezinjtë e mbyllën këtë duel me 10 futbollistë dhe në fund një penallti e dyshimtë bëri që ekipi i Stefano Piolit të mos fitonte. Pikërisht 11-metërshi në fund të takimit ka krijuar shumë polemika, teksa pas ndeshjes shumë ish arbitra deklaruan se nuk duhej dhënë.

Gjykimi i arbitrit Paolo Valeri i ka lënë të pakënaqur tifozët e Milanit dhe ndër ta është edhe ministri Mateo Salvini. Ky i fundit ka vendosur të lërë një koment ironik në faqen zyrtare të kuqezinjve, të cilët kërkonin mendimin e mbështetësve për lojtarin e ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Salivini me sa duket kishte një tjetër protagonist në mendje për ta shpallur më të mirin e takimit dhe ai ishte pikërisht gjyqtari kryesor i takimit. “Përse arbitri nuk hyri në fushë me fanellën bardhezi?”, ka thumbuar Salvini arbitrin Valeri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?