Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 09:11 Lista e zezë e dhunuesve do ndalohet të hyjë në BE: Policia gjurmon financuesit dhe organizatorët Policia po harton një strategji të re, e cila thellon vëzhgimin dhe mbajtjen nën kontroll të personave që janë kapur duke kryer akte vandalizmi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Foto Strakosha tregon Thomasin: Në ndeshjen Juventus-Lazio më ikën 10 vite jetë

Intervista E martë, 7 Shtator 2021 23:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një shprehje e vjetër thotë: “Nxënësi duhet të bëhet më i mirë se mësuesi në jetë”. Në futboll kjo shprehje merr shpeshmazi kuptim, në ato raste kur një futbollist bëhet më i mirë se babai i tij apo dhe trajneri, që më parë ka bërë të njëjtin profesion. Për ne shqiptarët kjo shprehje gjen vend të përdoret sidomos kur vjen fjala te “dinastia” Strakosha. Ish-legjenda e portës së ekipit kombëtar, Foto Strakosha, sot i gëzohet shkëlqimit të birit të tij, Thomasit. Nuk ka xhelozi por vetëm krenari për të birin, që sot është duke përjetuar një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij. Ish-portieri i ekipit kombëtar, Dinamos dhe disa ekipeve në Greqi, Foto Strakosha, ka rrëfyer në një intervsitë ekskluzive për Telesport, gjithçka lidhet me karrierën e Thomasit, nga hapat e para në futboll, deri te suksesi në ngritje te Lazio, dhe kërkesat për transferim nga shumë klube të mëdha të Europës. Foto Strakosha tregon se ai ndihet shumë krenar për të birin por njëkohësisht edhe shumë kritik, ndoshta më shumë se sa duhet, siç vetë ai pranon. Foto tregon se nuk ka dashur që Thomasi të bëhet portier, por i biri, teksa shihte të atin me adhurim në portë, duket se kishte vendosur që fëmijë se e ardhmja e tij do të ishte të zinte vendin e të atit.

-Së pari më lejo të shpreh urimet më të përzemërta për Thomasin. Por pa kaluar tek ai, do të dëshiroja t`a nisja me ju. Si është jeta juaj tashmë si trajner, pasi hoqët dorezat?

Mund t'ju interesojë

Cristiano Ronaldo pezullohet për 30 ditë dhe gjobitet me 255 euro nga Federata Portugeze

Cristiano Ronaldo pezullohet për 30 ditë dhe gjobitet me 255 euro nga Federata Portugeze

Para 3 minutash
Ertjan Kofsha kampion Europe, peshëngritësi shqiptar shkëlqen në Durrës

Ertjan Kofsha kampion Europe, peshëngritësi shqiptar shkëlqen në Durrës

Para 16 orësh
Trajneri Pellegrini rrezikon 12 ndeshje pezullim pas kritikave ndaj arbitrit

Trajneri Pellegrini rrezikon 12 ndeshje pezullim pas kritikave ndaj arbitrit

Para 17 orësh

-Faleminderit për urimet. Kënaqem çdo herë e më shumë kur dëgjoj fjalë të mira për tim bir.  E sa për pyetjen që më bëni, kanë kaluar shumë vite, që kur unë hoqa dorezat e portierit. Sigurisht në fillim ishte e vështirë të ambjentohesha në një jetë të re, në një pozicion jashtë porte. Por ditë pas dite mësova të ndjehem mirë, pasi në punën time të re si trajner, nisa të jepja tek të rinjtë gjithçka nga eksperienca ime teknike e shpirtërore në lidhje me futbollin. Ishte një tjetër mision që po vazhdoja të bëja për futbollin, që e kam dashur e vazhdoj të dua sa në ditën e parë. Prej pak kohësh siç edhe është shkruar e marrë vesh jemi shpërngulur familjarisht në Romë, për të jetuar një tjetër periudhë të jetës sonë me ankthin që të japin dorezat e portierit, që tashmë janë në duart e një tjetër Strakoshe.

–Natyrshëm që futbolli zë pjesën më të madhe të ditës suaj familjare, mund të flasim për Thomasin. Si nisën hapat e para të tij në futboll?

– Ka qenë shumë i vogël kur e shikoja sa me vëmendje e pasion ndiqte ndeshjet e sidomos lojën time në portë. Por shenjat e para që më bënë të kuptoj se ai e kishte zgjedhur çfarë donte të bëhej në jetë mi dha kur ishte 15 vjeç. Ishim në Qipro. S’kisha rrugë tjetër veçse të pranoja se pavarsisht kundërshtive të vazhdueshme të miat, pavarsisht dëshirës sime që ai të mos bëhej portier, Thomas e kishte ndarë mendjen, të bëhej pikërisht portier.

-Porta ishte dashuri  e injektuar nga ju apo para saj Thomasi provoi nje rol tjetër?

-Jo, porta ka qenë e para dhe e vetmja. Sapo e thashë që ishte shumë i vogël kur frymëzohej duke më parë të luaja. Mendoj se duke parë me adhurim babin në portë e ka dëshiruar e projektuar veten krejt padashje në po atë pozicion në fushë, pra të veshë dhe ai dorezat e portierit. Që kur e kuptova këtë uroja vetëm që kjo zgjedhje disi e kushtëzuar të ishte e duhura për të. Por besoj se në zgjedhjen e tij ka ndikuar dhe një figurë tjetër që e ka pasur idhull, ishte Bufon.

-Kur u bindet se Thomasi ishte talent?

– Ja dhashë bekimin që në fillim për rrugën që zgjodhi sepse që në fillimet e tij u binda jo vetëm për talentin por edhe për pasionin dhe dashurinë që ai ndjente për futbollin. Këto janë shumë të rëndësishme për një futbollist.

-Patët “xhelozi” ne fillim për yllin që po niste të shkëlqente?

-Asnjë ndjesi tjetër nuk mund të ketë një baba për të birin përveç krenarisë. Unë e ndjej dyfish sepse im bir ndoqi pasionin e profesionin tim e ktë s’kam pse ta mohoj ma përkedhel shumë sedrën e më kënaq shpirtin.

– Thomasi ka deklaruar herë pas here se ju jeni idhulli i tij dhe ai është falë jush këtu ku është. Le të futemi në temë, sa keni ndikuar në suksesin e Thomasit?

– S’ka asgjë për t’u çuditur pse djali ka idhull babain e tij e ndjek udhën e tij. Kjo ndodh zakonisht edhe në profesione të tjera dhe është krejt normale. Kështu është dhe kjo mardhënia jonë. Unë kam qenë e vazhdoj të jem krah tij me këshillat e mia, jo vetëm si baba. Kur flasim për futbollin e lëmë mënjanë lidhjen babë e bir dhe diskutojmë e debatojmë si dy profesionistë. Por më besoni suksesi i Tomit nuk ndikohet aq nga kjo mardhënie me babain sesa nga përkushtimi që ai ka për punën e tij. Ka një vullnet të hekurt që është për t’u admiruar.

– Nga Greqia Thomasi shkon në Itali te skuadra e primavera e Lazio nga miku juaj Igli Tare. Në fillim ka qenë e vështirë për shkak të ndryshimit të ambjentit, mund të na tregoni diçka më shumë rreth këtij momenti?

– Thomas ishte 16 vjeç, kur erdhën ofertat nga Lazio, Roma dhe nga klubi anglez Fulhami. Vendimin sigurisht që do ta merrte ai vetë. Sigurisht që unë dëshirën si prind e kisha që të zgjidhte Lazion meqenëse aty ishe Igli por nuk e nxita për asnjë moment Thomasin të zgjidhte vetëm pse kështu më pëlqente mua. S’jam kurrë dot i qetë nëse ai zgjedh thjesht çfarë dua unë dhe jo ai. Ndaj zgjodhi me shumë dëshirë të pranonte ofertën e Lazios dhe vazhdon të jetë i kënaqur për vendimin që mori me mendje e me zemër.

– Më pas kalimin në ekipin e parë të Lazio. Një hap i madh në karrierë por me vështirësi të shtuara, konkurencë e madhe mes Berishës dhe Marketit. Si e pritët këtë moment?

– Fillimi ishte padiskutim i vështirë. Ishte hera e parë që Thomas largohej prej nesh, erdhi në një vend krejt të panjohur për të. E do t’i duhej të përballej dhe me paragjykimin e njerëzve që thoshin se do ta ndihmonte Igli Tare. Por prezencën e mikut të babait, si drejtues i Lazios Thomasi do ta shikonte veçse si një përgjegjësi dhjetëfish më të madhe për të bërë një performancë sa më të mirë e për t’i bindur shpejt mosbesuesit se ai ja del vetë, falë talentit që i ka fal Zoti dhe punës së palodhshme. Çdo fazë që ka kaluar i ka vlejtur për të fituar më shumë forcë, maturi e siguri.

-Po momentin që debutoi me Lazion dhe fitoi vendin e titullarit?

-Thomas ia doli dhe bëri krenar veten, familjen e tij si dhe të gjithë ata që e besuan që në fillim.

– Si ndiheni tashmë që Thomasi është bërë lider i padiskutueshëm te Lazio dhe ka bërë hapa gjigand duke vendosur rekord të vlerës së kartonit të tij?

-Thomas ka një gjë shumë të mirë, është me këmbët në tokë, është i ftohtë përballë suksesit e nuk dehet lehtë prej tij. Nuk kënaqet kurrë me pak por vazhdon e kërkon gjithmonë e më shumë. E kemi diskutuar shpesh me njëri- tjetrin se jeta e një futbollisti ka momente të mira e të këqija  e se në çdo rast duhen ruajtur ekuilibrat. Vetëkënaqësia është po aq e rrezikshme sa dhe dëshpërimi i tepruar.

-Cila ka qenë ndeshja më emocionuese për ju si baba?

– Çdo ndeshje e Thomasit është një emocion i fortë për mua. Nuk ka rëndësi ku, për çfarë e me kë luan. Kur ai është në portë unë jam njësoj në ankth, sidomos kur nuk jam në stadium por e ndjek ndeshjen nga shtëpia. E kam thënë edhe në një intervistë tjetër që në ndeshjen Juve- Lazio ka qenë një moment që mu duk se më ikën 10 vjet jetë, aq shumë u mërzita. Ndodhi në pjesën e parë kur Higuain i bëri presion, kur topi u përplas te këmba e tij dhe më pas në shtyllë. Pastaj ndodhi mrekullia. Thomas priti penalltinë në minutën e 96-të dhe Lazio mori një fitore të çmuar, pas 15 vjetësh në atë stadium. Siç e thamë futbolli ka momentet e mira dhe të këqija që sa të kënaqin e të ngrenë në qiell aq dhe të zhysin shtatë pashë nën tokë.

-Çfare mardhenie keni me Thomasin në aspektin profesional?

-Vazhdoj të jem më i ashpër se ç’duhet në kritikat e sugjerimet që i jap. Por jam i kënaqur se kemi një lidhje të veçantë e çka është më e rëndësishmja flasim për gjithçka hapur me njëri- tjetrin. Sa më shumë rritet ai aq më afër vetes e ndjej. Fakti që tashmë jetojmë përsëri bashkë në Romë na ndihmon edhe më shumë.

– Karriera në kombëtare, si është për një legjendë që sheh të birin tek i zë vendin dhe bën krenar miliona zemra?

-Thomas nuk ka zënë vendin tim në Kombëtare. Sot e them me bindje të plotë se ai ka zënë dhe ka merituar vendin e tij. Koha ime ishte e imja. E sotmja dhe ardhmja është e tija duke më dhënë shansin e madh edhe mua të vazhdoj të përjetoj fort emocionet e futbollit përmes sukseseve të tij, jo vetëm si një baba por dhe si një ish portier i asaj kombëtare. Eshtë kënaqësi e jashtëzakonshme të shikosh si evoluon e vazhdon të shënojë suksese kombëtarja shqiptare për të cilën kemi dhënë jetën dhe shpirtin.

-Si e shihni konkurencën me Etritin?

– S’ka karrierë pa konkurrencë. Eshtë stimuli i duhur për të ecur përpara, për t’u përmirësuar, për t’u bërë gjithmonë e më i mirë. Konkurrenca të nxit të kërkosh gjithmonë e më shumë nga vetja. Ajo çfarë përpiqem t’i përcjell si këshillë gjithmonë Thomasit është që së pari duhet të shikojë nga vetja, të bëjë gjithçka mundet që të ruajë një performacë të mirë në fushë sepse ka rrugë të gjatë përpara.

-Liverpool por dhe shumë ekipe janë përfolur për të marrë Thomasin, mund të na zbuloni diçka më shumë rreth zërave të merkatos gjatë kësaj vere?

– Më vjen mirë kur i dëgjoj por për aq kohë sa asgjë nuk është zyrtarizuar, nuk kam çfarë të them e s’kemi pse të shtojmë tani edhe ca zëra të tjerë që nuk bazohen në gjëra konkrete e përfundimtare. Uroj të ndodhë më e mira! Uroj që Zoti t’i dhurojë shëndet të plotë tim biri, që të vazhdojë kështu, me seriozitet dhe përkushtim.  Kënaqësia ime e vetme është ta shoh atë mirë, të lumtur e të realizuar. Thomas vazhdon të jetë shumë i kënaqur tek Lazio e vendimin për të ardhmen do ta marrë padiskutim bashkë me klubin e tij.

– Së fundi, si e shikoni aktualisht ekipin kombëtar në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve?

-Për Kombëtaren kam uruar e vazhdoj të uroj vetëm fitore, që meriton t’i ketë gjithmonë./telesport

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lista e zezë e dhunuesve do ndalohet të hyjë në BE: Policia gjurmon financuesit dhe organizatorët
AKTUALITET Para 1 minute

Lista e zezë e dhunuesve do ndalohet të hyjë në BE: Policia gjurmon financuesit dhe organizatorët

Cristiano Ronaldo pezullohet për 30 ditë dhe gjobitet me 255 euro nga Federata Portugeze
SPORTI Para 3 minutash

Cristiano Ronaldo pezullohet për 30 ditë dhe gjobitet me 255 euro nga Federata Portugeze

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
SHOWBIZ Para 6 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

Kryeministri Rama: Po shikojmë mundësinë e bllokimit të gjitha rrjeteve sociale për moshat deri në 16 vjeç
AKTUALITET Para 15 minutash

Kryeministri Rama: Po shikojmë mundësinë e bllokimit të gjitha rrjeteve sociale për moshat deri në 16 ...

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 7 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 12 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 8 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 15 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 12 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 11 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 8 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.