FOX Sport: Shqipëria i frikësohet dronit me Serbinë, u lutet tifozëve
Autoritetet në Shqipëri po përgatiten që ndeshja mes Shqipëri – Serbi më 8 tetor të kalojë sa më qetë. Apelet për vetëpërmbajtje kanë qenë të vazhdueshme nga Federata Shqiptare e Futbollit, që kjo sfidë të shikohet si një aktivitet sportiv dhe asgjë më shumë, pasi është në interesin e të gjithëve që Kombëtarja të kualifikohet në finalet e Euro 2016.
Këto këshilla janë pasqyruar edhe në mediat botërore ku FOX Sport e ka përmeduar këtë fakt duke cituar një shkrim të agjencisë e njohur Associated Press. Frika e incidenteve ka shtyrë të gjithë që të kërkojnë fair play, që të mos ketë probleme si ato në Beograd, madje kjo do të jetë e shkruar edhe në biletat që do të kenë në dorë 12.500 të pranishmit në stadium.
Pritet që rendi të ruhet nga rreth 1 mijë forca sigurie më 8 tetor në Elbasan Arena. Një provë u bë në përballjen me Portugalinë ku masat ishin tepër të rrepta. Shqipëria është në kërkim të kualifikimit të parë në finalet e një Kampionatin Europian në historinë e saj.
Kuqezinjtë kanë 11 pikë, 1 më pak se Danimarka e vendit të dytë, që në të njëtën ditë do të luajë ndaj Portugalisë në Lisbonë. Një fitore e përfaqësueses shqiptare e kombinuar një dështim ose barazim i asaj daneze do t’i siguronte Kombëtares së drejtuar nga Gianni De Biasi në vend në finalet e Europianit pa luajtur ndeshjen e fundit me Armeninë.
KOHA JONË SONDAZH

