Franc Veliu drejt Maqedonisë, pritet firma me Vardarin

Franc Veliu u largua pas një beteje të gjatë ligjore me Flamurtarin dhe madje fitoi rrogat e prapambetura duke u shpallur edhe futbollist i lirë në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve pranë FSHF-së. Karriera e mbrojtësit vlonjat pritet të vazhdojë në Kampionatin Maqedonas me ekipin e Vardarit. Mbrojtësi 26-vjeçar ishte i pranishëm në takimin e luajtur në fushën asnjanëse të Kumanovës, ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Vardarit të Shkupit. Të dyja skuadrat e Prva Liga-s kanë shfaqur interes për Veliun dhe këtë e konfirmoi tekniku i Shkëndijës, Shpëtim Duro. – “Jemi interesuar për Veliun dhe kjo është diçka normale duke qenë se jemi në periudhë merkatoje”. Por, mbrojtësi duket më pranë transferimit te Vardari. Sipas menaxherit të tij, gjasat më të mëdha janë që Veliu të firmosë me skuadrën nga Shkupi. Prej disa javësh, për shërbimet e ish-mbrojtësit të Kombëtares është interesuar edhe Tirana. Bardheblutë kërkojnë të përforcojnë repartin difensiv dhe dukeshin deri dje pranë vlonjatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?