Franca dhuron spektakël, mund me lehtësi Marokun dhe siguron biletën për në gjysmëfinale

Franca është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Marokut në çerekfinalen e zhvilluar në “Gillette Stadium”, në Massachusetts.

Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i lartë dhe raste për të dyja skuadrat, por pa gola. Momenti më i rëndësishëm erdhi në minutën e 25-të, kur Kylian Mbappe u ndal në mënyrë të parregullt në zonë nga Noussair Mazraoui. Pas konfirmimit të VAR-it, arbitri akordoi penallti për Francën. Vetë Mbappe mori përsipër ekzekutimin, por goditja e tij ishte e dobët dhe u prit pa vështirësi nga portieri Bono.

Në fundin e pjesës së parë, Lucas Digne iu afrua golit me një goditje spektakolare nga distanca, por topi u ndal nga traversa, duke bërë që ekipet të shkonin në pushim me rezultatin 0-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Francezët gjetën avantazhin në minutën e 60-të. Pas një asistimi të Desire Doue, Mbappe realizoi me një goditje të saktë brenda zonës, duke zhbllokuar sfidën. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Ousmane Dembele dyfishoi shifrat me një goditje të bukur nga jashtë zonës, duke vulosur praktikisht kualifikimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë fitore, Franca siguron një vend mes katër skuadrave më të mira të Botërorit për edicionin e tretë radhazi. Në gjysmëfinale, “Gjelat” do të përballen me fituesin e duelit mes Spanjës dhe Belgjikës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?