FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Franca i trembet arbitrit argjentinas Tello, është rekordmen për kartonë të kuq

Arbitri argjentinas Facundo Tello do të vendosë drejtësi në çerekfinalen e parë të Kupës së Botës 2026 mes Francës dhe Marokut, e cila do të luhet të premten në orën 22:00. Caktimi i tij ka tërhequr vëmendje, pasi Franca konsiderohet një nga favoritët për të arritur në finale, ku mund të përballet pikërisht me Argjentinën në një përsëritje të finales së Botërorit 2022.

Vendosja e Tellos vjen vetëm një ditë pasi francezi François Letexier drejtoi ndeshjen Argjentinë–Egjipt, një sfidë që u shoqërua me polemika të shumta dhe akuza të forta nga pala egjiptiane për mënyrën e arbitrimit.

Në kampin francez nuk i kushtohet rëndësi kombësisë së arbitrit. Portieri i tretë i “Gjelave”, Robin Risser, u bëri thirrje të gjithëve të mos ushqejnë polemika.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk duhet të biem në paranojë. Nëse këta arbitra janë zgjedhur për këtë turne, do të thotë se janë në nivelin e duhur për të drejtuar ndeshje të tilla,” deklaroi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Facundo Tello njihet si një arbitër me personalitet të fortë dhe nuk heziton të ndëshkojë lojtarët kur e konsideron të nevojshme. Një nga ndeshjet më të famshme të karrierës së tij ishte përballja mes Boca Juniors dhe Racing Club në vitin 2022, ku vendosi një rekord duke nxjerrë plot 10 kartonë të kuq.

Përvoja dhe stili i tij i vendosur pritet të vihen në provë edhe në përballjen mes Francës dhe Marokut, një duel që premton rivalitet të fortë dhe emocione të mëdha për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?