Franca kalon në çerekfinale, mjafton një penallti ndaj Paraguait
Në një ndeshje të zhvilluar në temperatura të larta në Filadelfia, Franca siguroi kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Botës, duke mposhtur Paraguain me rezultatin minimal 1-0.
Për herë të parë në këtë edicion të turneut, skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps shënoi vetëm një gol brenda 90 minutave, ndërsa rrjeta u tund vetëm nga pika e penalltisë nga Kylian Mbappe. Megjithatë, kjo rezultoi e mjaftueshme për t’i dhënë “gjelave” fitoren dhe biletën për fazën e tetë skuadrave më të mira.
Edhe pse triumfoi, Franca nuk arriti të bindte me paraqitjen e saj, duke zhvilluar një takim pa shumë shkëlqim. Tashmë francezët do të përballen në çerekfinale me Marokun, një sfidë që pritet me interes të madh dhe do të luhet më 9 korrik, në orën 22:00 me orën shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

