Franca në ankth për Dembele, dëmtimi në gju mund të jetë shqetësues!
Ousmane Dembele, braktisi fushën në fraksionin e dytë, edhe pse ishte aktivizuar si zëvendësues, për shkak të një problemi në gju. Sulmuesi i Barcelonës do t’i nënshtrohet testeve për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tendinës së gjurit.
Me ndeshjen në barazim 1-1, Dembele u aktivizua nga Deschamps në minutën e 57 të takimit në Budapest, për të zëvendësuar Rabiot, në tentativë për një impuls më të lartë sulmues. Ndeshja e francezit zgjati vetëm 30 minuta, sepse në të 87-të doli nga fusha, pas një dhimbje të ndjerë në gju, duke i lënë vendin Lemar.
Në dy ndeshjet e para të kampionëve të botës në “Euro 2020”, Dembele ka hyrë si zëvendësues, si fitoren kundër Gjermanisë, ashtu dhe në barazimin me Hungarinë. Dëmtimi i tij nuk është aspak një lajm i mirë për trajnerin Deschamps.
KOHA JONË SONDAZH

