Franca sfidon Belgjikën, Zidane paralajmëron rotacion në formacion

Franca do të zbresë në fushë kundër Belgjikës me disa ndryshime në formacionin titullar. Trajneri i “Les Bleus”, Zinedine Zidane, ka konfirmuar se do të ketë rotacion, me synimin për të menaxhuar sa më mirë ngarkesën fizike të lojtarëve.

Pas barazimit 1-1 ndaj Italisë, të premten, Franca përgatitet për ndeshjen e katërt radhazi në një periudhë të ngjeshur. Për këtë arsye, Zidane pritet t’u japë hapësirë edhe futbollistëve të tjerë të grumbulluar.

“Do të ketë ndryshime, kjo është e sigurt”, deklaroi Zidane në konferencën për shtyp, duke nënvizuar rëndësinë e menaxhimit të minutave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tekniku francez kërkon që i gjithë grupi të ndihet i përfshirë dhe të jetë gati për të kontribuar në çdo moment.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdo lojtar është i rëndësishëm për këtë skuadër. Dua që ata ta kuptojnë këtë dhe dua të kem mundësi të mbështetem te të gjithë. Ky menaxhim është i domosdoshëm për të ruajtur gjendjen fizike dhe formën e skuadrës”, u shpreh trajneri.

Franca aktualisht kryeson grupin me 7 pikë, ndërsa Belgjika ndjek me 6 pikë dhe Italia me 4 pikë. Përballja me belgët pritet të jetë vendimtare në garën për kreun e grupit.

Zidane kërkon që grumbullimi të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke synuar fitoren në sfidën e radhës.

“Ka qenë fantastike të jem me lojtarët. Tani duhet të bëjmë edhe një përpjekje të fundit. Do të ishte fantastike ta mbyllnim me një fitore”, përfundoi Zidane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?